"Si macja me miun" Konferenca e kryetarëve nis me sherr e zhurmë mes Enkelejd Alibeajt e Ermonela Felajt

Konferenca e kryetarëve është thirrur për të caktuar datën e rendit të katërt për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Në rend të ditës janë dhe 2 çështje të tjera të rendit të ditës.

Një prej tyre është dhe kërkesa e opozitës për të ngritur një komision hetimor prë investimet strategjike.
Pikërisht këtu  Alibeaj donte të përqëndronte fjalën e tij duke shtuar se nuk ka më interes për zgjedhjen e presidentit, I cli tani në dy raundet e fundit që kanë mbetur është në dorë të PS-së.

Por kryesuesja e kësaj conference kërkoi që në fillim të diskutohej data se kur do të organizohej raundi i katërt

Për këtë pati një debat mes Alibeajt, Ermonela Felajt.

Alibeaj: Nga cili planet jeni?

Ermonela Felaj: Kam disa minuta që ju dëgjoj. Unë e kam të qartë çfarëdoni të bëni. Nuk do të flasësh për raundin e katërt.

Alibeaj: Kush  je ti që vendos se çfarë të flas moj Zonjë.