Përjashtohen nga festivali ndërkombëtar, taksistët e Lezhës paralajmërojnë: Nëse vijnë ata të Tiranës, do përplasemi

Taksistet e Lezhës nuk do të lejohen të kryejnë shërbim për festivalin ndërkombetar të muzikes elektronike “UNUM”, që do të mbahet në Shëngjin nga data 1 deri me 6 qershor.

Efekte.Ata e cilësojnë vendimin një suprizë të pakëndshme në kohën kur presin sezonin veror për të punuar dhe këtë festival që sjell miliona lekë të ardhura.

Në shenjë proteste, të martën, 31 maj, ata i zunë derën e Bashkisë qytetarit të Parë të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Pavarësisht se qëndruan për më shumë se një orë para bashkisë, askush nuk i takoi taksistët.

Drejtuesit e mjeteve të transportit të licensuara, që nuk po lejohen të punojnë, paralajmërojnë protesta duke bllokuar rrugën, ndërsa apelojnë institucionet që të marrin masa për shmangien e përplasjes.

"Do të bllokojmë rrugën. I bëjmë thirrje policisë. Do të ketë përplasje fizike. Nuk lejojmë të punojnë taksitët e Tiranës" thonë ata. 

Sindikata e taksisteve në Lezhë i ka dërguar një peticion Bashkisë dhe Policisë, duke kërkuar të marrin masa të menjershme për ti dhënë zgjidhje problematikes, ndërsa këtë vit mijëra persona nga e gjithë bota pritet të marrin pjesë në festivalin e Shëngjinit.

Përjashtohen nga festivali ndërkombëtar, taksistët e