EKSKLUZIVE/ Flet për Ora News pronari i Audit Q7, pista ku dyshoj për eksplozivin që iu vu makinës time

Pronari i Audi Q7 të cilit iu vu eksploziv një orë pas mesnatës (01:00, 31 maj 2022) në bulevardin "Nënë Tereza"në Kamëz ka reaguar për Ora News.

Ai mohon të ketë jetuar në Angli dhe tregon dyshimet e para.

I vetmi dyshim që kam është që në vitin 2000 xhaxhai im ka vrarë një person dhe ka kryer dënimin. Të tjerat janë lajme falco për klikime dhe do ti padis për shpifje” tha Artan Lleshi në një prononcim telefonik për gazetarin e Ora News, Edison Vatnikaj.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se një nga pistat e hetimit ishte dhe aktiviteti i djalit nga Fani i Mirditës jashtë  Shqipërisë, kryesisht në Angli.