Presidenti i ri/ Rama mbledh të premten ora 17:00 kryesinë, të shtunën raundi i katërt
Presidenti i ri i Republikës do te zgjidhet të shtunën e 4 qershorit, pasi socialistët kanë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur vetëm me votat e saj. U nevojiten që te digjen 3 raundet e pare me taktika politike dhe tryeza pa rezultate, që PS të ketë mundësinë për te zgjedhur Kreun e Shtetit pa pasur nevojë për votat e opozitës së përçarë.
Taulant Balla: Afati i dorëzimit të kandidaturave të jetë data 4 ora 12:00. Nuk mund të merren në konsideratë në asnjë lloj forme konsultimi. Sali Berisha nuk merret në konsideratë sa herë që t shfaqet emri i tij në një listë propozimesh.
Fatmir Mediu: Dua t’u drejtohem kolegëve të mazhorancës: Ju arritët qëllimin tuaj që opozita të jetë e përçarë në këtë proces në mënyrën se si kërkuat që të negociohej ky proces. Kjo do të ishte rruga që do të ndiqte opozita, të përcaktonte një kandidat.
Në seancën e së shtunës në orën 18, emri që do te propozojë Mazhoranca i duhen vetëm 71 vota që të marrë postin e Presidentit. Edhe vete Socialistët janë ende në dilemë se kush do ta zëvendësojë Ilir Metën, por ky mister do te zgjidhet të shtunën në orën 17:00 në mbledhjen e kryesisë së PS të thirrur nga kryesocialisti Rama.
Burimet për RTV ORA bëjnë me dije se Rama do të parashtrojë para anëtarëve të kryesisë një listë prej 10 emrash, 5 prej tyre nga fusha e politikës. Të shtunën në orën 10 do të mblidhet grupi parlamentar i mazhorancës që të firmosin nën emrin e zgjedhur nga Edi Rama dhe kryesia e PS për ta depozituar në Kuvend para orës 12:00 të së njëjtës ditë.
Në 4 qershor do te zgjidhet Kreu i ri i Shtetit, supriza e së shtunës do të jetë vetëm rezultati i votimit të fshehtë. A do të marrë të njëjtin numër votash sa Ilir Meta 5 vite më parë apo socialistët do të përfitojnë nga përçarja e opozitës për të aneksuar sa më shumë vota të lëkundura.

