Plumba agjencisë funerale në Kamëz, dyshohet se autori qëlloi objektivin e gabuar
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 10:28
Agjencia funerale në rrugën "Skënderbej", në Kamzë e cila është qëlluar me breshëri plumbash dyshohet se ka qenë objektiv i gabuar.
Ngjarja u shënua në orën 00:20 të 31 majit 2022.
Biznesi është në pronësi të Emriana Mukës por dyshohet se autorët kanë ngatërruar objektivin.
Një nga pistat e hetimit është fakti se objektiv ka qenë agjencia funerale e ish bashkëshortit të saj prej të cilit është ndarë rreth një vit e gjysmë.
Agjencia e këtij të fundit është përballë agjencisë së saj dhe dyshohet se shkak mund të kenë qenë borxhet.
Por kjo është vetëm një pistë dhe policia ngritur grupin hetimor e vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
