Raundi 4/ Deri të shtunën në mesditë PS dorëzon kandidatët për President, në 18:00 votimi në Kuvend

Presidenti i ri i Republikës do te zgjidhet të shtunën e 4 qershorit, pasi socialistët kanë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur vetëm me votat e saj.

U nevojiten që te digjen 3 raundet e pare me taktika politike dhe tryeza pa rezultate, që PS të ketë mundësinë për te zgjedhur Kreun e Shtetit pa pasur nevojë për votat e opozitës së përçarë.

Në seancën e së shtunës në orën 18, emri që do te propozojë mazhoranca i duhen vetëm 71 vota që të marrë postin e Presidentit.

Edhe vete Socialistët janë ende në dilemë se kush do ta zëvendësojë Ilir Metën, por ky mister do te zgjidhet të shtunën në orën 17:00 në mbledhjen e kryesisë së PS të thirrur nga kryesocialisti Rama.

Burimet për RTV ORA bëjnë me dije se Rama do të parashtrojë para anëtarëve të kryesisë një listë prej 10 emrash, 5 prej tyre nga fusha e politikës.

Të shtunën në orën 10 do të mblidhet grupi parlamentar i mazhorancës që të firmosin nën emrin e zgjedhur nga Edi Rama dhe kryesia e PS për ta depozituar në Kuvend para orës 12:00 të së njëjtës ditë.

Në 4 qershor do te zgjidhet Kreu i ri i Shtetit, surpriza e së shtunës do të jetë vetëm rezultati i votimit të fshehtë.

A do të marrë të njëjtin numër votash sa Ilir Meta 5 vite më parë apo socialistët do të përfitojnë nga përçarja e opozitës për të aneksuar sa më shumë vota të lëkundura.