Tek mbikalimi i Rinasit i riu lëvizte me pistoletë e thikë në makinë. Në shtëpi i gjejnë uniforma policie

Një 25 vjeçare është arrestuar pasi në makinën e tij me të cilën po lëvizte tek mbikalimi i Rinasit mbante dhe një pistoletë dhe thikë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se me një automjet tip "Fiat", po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

LAJMET KETU MINUTE PAS MINUTE

I riu me iniciale Rr. H. banues në Tiranë, është arrestuar për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tek mbikalimi i Rinasit i riu lëvizte me pistoletë e thikë