U rikthye në punë pas vdekjes, pastruesja punësohet vetëm nëse ka shkopin e fshesësh të kuq. Denoncimet e deputetit
Demokratët denoncojnë në Kuvend diskriminimin që u bëhet qytetarëve që kanë bindje të ndryshme politike.
Gjatë diskutimit të raportit për mbrojtjen nga diskriminimi deputeti demokrat Saimir Korreshi solli me dëshmi të këtij diskriminimi që nis nga pozicionet më të rëndomta të punës, nga vetë sanitarja.
“Pastruesja po nuk e pati shkopin e fshesës së kuqe nuk pranohet nuk e fiton konkursin. Kjo ndodh në realitet” tha Korreshi
Gjithashtu ai denoncoi dhe një rast të cilit një punonjës I administratës u largua sepse ishte i PD-së.
"Pas 23 vitesh ka ikur një person nga bashkia. Erdhi vendimi për rikthimin në punë, por pasi kishte vdekur, sepse kishte lidhje gjaku me mua. Kjo është drama e shqiptarëve. Rikthim nga puna pasi vdes” tregoi ai.
Të gjithë e dini çfarë ndodh në realitet por nuk e shkruani në raport, ngriti zërin Korreshi.
Tirana është pak më e ngritur por në qytete dihet se çfarë ndodh me punësimet. Po nuk qe patronazhist, nuk pate teserën e PS-së, nuk u betove tek partia nuk hyn dot në punë. Mundësisht duhet të dish dhe zonat dhe institucionet që ka secili deputet sepse i kanë ndarë. Këtë fshatin e kam unë, këtë tjetrën tjetri. Hajde shikoni ndarjet bëhen sipas oreksit. Kush është në krye të tavolinës ndërrohen dhe pecetat dhe pjatat. Secili do peshk apo mish” tha Korreshi.
