Bombola të hedhë në erë/ Shkrumbohet ndërtesa në Tiranë, 5 familje pa strehë
Për më shumë se 60 minuta një sërë forcash zjarrfikëse luftuan me flakët që ranë në godinën e banimit në zonën e Institutit Bujqësor te Tiranes. Nga raportimet dyshohet se gjithçka u provokua nga një shpërthim i bombolës. Asnjë nga banoret nuk u lëndua por 5 familje mbeten pa strehë.
“Godina e banimit e cila ndodhet prapa krahëve të mi u përfshi nga zjarri mesditën e kësaj të hënë. Nga raportimet dyshohet se gjithçka u provokua nga një shkëndijë elektrike.
Më shumë se 20 zjarrfikës dhe mbi 5 makina zbarkuan në zonën e institutit ne Tirane, më qëllim shuarjen e flakëve.
Zjarri i rënë në katin e 3 të kësaj godinë përpiu gjithçka. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua.
Banorët ishin të parët ata që lajmëruan policinë, pasi u dëgjua edhe një shpërthim i bombolës së gazit në njërën prej dhomave te apartamentit.
Sipas pronarëve të kësaj godinë hyrjen ku ra zjarri ja kishin lënë një familjeve e cila vuan nga probleme mendore.
“Kemi banesën këtu, katin e tretë, kishim future një familje me tre persona të sëmurë. Janë tre persona sëmurë. Kishte ndezur bombolën ajo e zonja e shtëpisë, a kishte rrjedhje apo jo nuk e di."
Janë të paktën 5 familje qe tashmë kanë mbetur pa banesë si pasojë e zjarrit.
Tashmë policia dhe ekspertët zjarrfikës po punojnë për të zbuluar shkakun e vërtëtë të ngjarjes e cila mund te ishte kthyer ne nje tragjedi. Në pyetje janë marrë edhe familjarët e tjerë e ndërsa i gjithë kati i tretë i godiës është shpallur i pabanueshëm.



