Festë e madhe për rrugën, fshati Shebe del nga izolimi pas 30 vitesh
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 30 Maj 2022, 14:05
Këngë, valle e gëzim, ishte atmosfera në fshatin Shebe të Mirëditës këtë fundjavë.
Banorët nuk po kremtojnë festë, por po gëzojnë për shtrimin e rrugës.
Shtatë kilometrat e pashtruara të aksit që të çonte në fshatin e tyre, ishte kthyer në torture për ta, dhe shkak për boshatisjen e zonës.
Vetë banorët, nuk e fshehin gëzimin për rrugën e re, ndërsa thonë se me rrugët pritet të rikthehet edhe jeta.
Ky fshat piktoresk mes malesh ka një histori të lavdishme që nis shekuj më pare, ndaj pritet që edhe turistët të rikthehen aty.
Aktualisht në Shebe jetojnë vetëm rreth 50 banorë, ndërsa prej vitesh ata kishin kërkuar vetëm rrugën.



