PS shpreson të zgjedhë presidentin e ri në raundin e katërt

Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla deklaron se askush nuk mund të mbajë peng apo marrë peng procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Natyrshëm që vendin nuk do e lëmë pa president. Askush nuk mund të mbajë peng procesin as ta marrë peng. Rreth mesditës do të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe deri nesër do të kemi dhe ne kohën e nevojshme për të propozuar raundin e katërt. Shpresoj që raundi i katërt të jetë raundi përfundimtar i zgjedhjes së presidentit”

Por sa optimist është Taulant Balla që presidenti do të marrë mbi 74 vota në raundin e katërt?

Taulant Balla: “Ne do të vijojmë të diskutojmë me grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë për të siguruar një mbështetje sa më të gjerë. Nuk është e thënë që presidenti edhe në raundi e katërt të zgjidhet me më shumë se 84 vota. Pse të mos synojmë të marrim një kandidaturë përtej 3/5.

A po punoni për këtë?

Taulant Balla: Fakti që dëshira jonë për dialog është po e njëjtë që në fillim të procesit tregon që gadishmëria jonë është aty për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për kandidatin/en për president.

Deklarata u bë sot paradite në oborrin e Kuvendit gjatë një prononcimi për medien.