Korçë/ Foshnja që u gjet i vdekur në valixhe kishte lindur i gjallë

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi së fundmi ngjarjen tronditëse të ndodhur në Korçë  më 2 maj 2022.

Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkull u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku u konfimua lindja gjallë e tij ndërsa tanimë pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi nënën e foshnjës, Valmira Hasimllarin.

Historia në Korçë tronditi opinionin publik ndërsa gruaja në fillim të prillit është trajtuar për anemi të theksuar në Spital, ku është dërguar nga vetë bashkëshorti.

Sipas ekspertëve kjo argumentohet me hemoragjinë që 40 vjeçarja ka pasur gjatë lindjes.

Vizita në spital është e regjistruar dhe tregon se trupi është mbajtur për më shumë se një muaj në dollapin e saj.

Ndërsa në Shtëpinë e lindjes në Korçë pranohet se gruaja që jetonte bashkë me një fëmijë 15 vjeç me probleme të autizmit nuk ka bërë asnjë vizitë aty prej muajit Janar.

Vetë 40 vjeçarja nuk ka qenë deri më tani në gjendje për të dhënë sqarime rreth shtatëzanisë së saj dhe asaj çka ka ndodhur brenda banesës

Në tentativat për ta marrë në pyetje ajo mësohet se flet për vetën në vetën e tretë.

Ndërsa bashkëshorti i saj që denoncoi rastin mësohet se ka dëshmi kontradiktore dhe dyshime se nuk është ai babai i foshnjes, pasi pretendon se pranë familjes kishte qenë 5 muaj më herët.

40 vjeçarja Valmira Hasimllarin është tanimë e shtruar në spitalin psikiatrik, ndërsa prokuroria pritet që të ngre akuzën e vrasjes ndaj saj.

Korçë/ Foshnja që u gjet i vdekur në valixhe kishte lindur