Zhduket 14-vjeçari në Tiranë

Një 14-vjeçar në Tiranë është zhdukur ditën e djeshme (29 Maj).

Ka qenë nëna e tij shtetasja Sh. S., 34 vjeçe, e cila ka kallëzuar në polici se djali me iniciale L.S është larguar nga banesa.

"Më datë 29.05.2022 shtetasja Sh. S., 34 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi L. S., 14 vjeç. Punohet për gjetjen e tij."-njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.