PS kushtëzon Simon Mirakën: Hiq nga lista 'katranin me bojë" ose s'të emërojmë tek Autoriteti i Verifikimit të Dosjeve
Partia Socialiste kushtëzon votën pro në Kuvend të kandidaturës së Simon Mirakës për postin e anëtarit të Autoritetit të verifikimit të Dosjeve të Ish Sigurimit të Shtetit, edhe pse maxhoranca e kaloi Komisionin e Ligjeve.
E konfirmoi kreu i grupit parlamentar te PS-se Taulant Balla sot paradite në një prononcim për median.
Simon Miraka kandidon për mandat të dytë si anëtarë në këtë autoritet.
“Sa i takon kandidaturës së Simon Mirakës, e kemi vituar disa vite më parë kur është zgjedhur në mandatin e parë dhe tani kandidon në mandatin e dytë. Ne nuk kemi asgjë me Mirakën por kemi konstatuar se deputetët që kanë propozuar atë është përfshirë dhe "katrani me bojë" dhe si i tillë e ka bërë pis emrin e zotit Miraka. Në këto kushte për ne është e pamundur zoti Miraka të marrë mbështetjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë”
Balla justifikoi dhe votën e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve.
Komisioni i Ligjeve ka verifikuar përmbushjet e kritereve, ndërkohë që në aspektin tonë sot të kandidosh për anëtarë të Autoritetit të verifikimit të Dosjeve të Ish Sigurimit të Shtetit dhe të marrësh firmën e Sali Berishës është njëlloj sikur në diktaturë të kishe mbështetjen e Sigurimit të Shtetit.
Sali Berisha dhe Sigurimi i shtetit janë antiamerikanë dhe kanë minuar demokracinë, sa kohë që në një document shfaqet firma e katranit me bojë.
Balla arriti deri aty të kërkojë publikisht zotit Miraka të heqë nga lista e emrave të deputetëve që e kanë propozuar Sali Berishën
Nëse vjen në një listë të re pa “Katranin me bojë” mund ta konsiderojmë mendimin tonë.

