Vlorë: Eksplozivi në makinën dhe sherri në kazinonë ku 31 vjeçari punonte
Policia ka marrë në pyetje 31 vjeçarin nga Elbasani, në makinën e të cilit iu vu eksploziv mëngjesin e sotëm në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Shpërthimi i ndodhur në orën 02:55 ka shkaktuar vetëm dëme material si dhe është krijuar një gropë në rrugë.
Ora News mëson se një nga pistat e hetimit është dhe fakti se dyshohet se shpërthimi ka lidhje me një konflikt të ndodhur para disa ditësh në kazinonë e vetme të këtij qyteti.
31 vjeçari kishte disa muaj që ishte vendosur në Vlorë pasi punonte në këtë kazino.
Pak ditë më parë në këtë kazino ndodhi një sherr që degjeneroi dhe në përdorimin e sendeve të forta.
Vetë Ermal Kasa nuk ka pranuar se eksplozivi në makinë ka lidhje me këtë konflikt pasi ai thotë se nuk ka qenë atë ditë në kazino por policia po verifikon kamerat e sigurisë.
