Presidenti i ri/ Ramës nuk i duhet më opozita. A do ketë rrjedhje votash?

Ezaurohet dhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit. Pas leximit të raportit para Kuvendit ku u konfirmua se nuk ishte paraqitur asnjë kandidat, kuvendi mbylli seancën dhe thirri konferencën e kryetarëve për të caktuar raundin tjetër.

Raundi i katërt pritet të mbahet të premten ose të shtunën, ndërkohë që pas kthimit nga SHBA kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryesinë e PS-së për ti bërë me dije emrat dhe më pas për të çuar në parlament një emër me firmën e 20 deputetëve.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla nuk e ka fshehur që është në kontakt me kryetarët e dy grupeve parlamentare, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda.

Zoti Balla ka deklaruar se është me negociata dhe me përfaqësuesit të opozitës

“Nëse do të kemi vota plus apo rrjedhje të votave nga opozita mbetet për tu parë” raporton gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.