Zhduken pronat e ushtrisë, Xhaferraj dhe Peleshi zbulojnë të palarat me kontratat e firmosura
Korrupsioni me pronat e ushtrisë shqiptare ka vënë përballë në foltoren e parlamentit deputetin demokrat Ferdinand Xhaferri dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Në interpelancën e sotme (30 maj 2022) opozita theksoi tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha përfshirë dhe pranë bazës së Kuçovës.
Niko Peleshi: Baza e Kuçovës sot është çertifikuar në një bazë ajrore taktike e NATO-s
Si kundërpërgjigje përfaqësuesi i qeverisë solli në vëmendje skandalin në Shëngjin, ku sipas tij ish mazhoranca ua dha tokën privatëve brenda bazës.
Niko Peleshi: Para vitit 2013 janë bërë kthime pronash me vendim gjykate apo komisioni I kthimit të pronave në bazat tona detare. Kanë dhënë prona në mes të bazës mbi mol.
Madje Peleshi solli në vëmendje rastet e dërguara në prokurori.
Niko Peleshi: Kemi bërë 3 kallëzime penale. 2 të parat prokurori i pushoi dhe ne kemi bërë ankim. E fundit është vendim I drejtësisë së re. Për ndërtimin që po ndodh brenda bazës SPAK ka vendosur sekuestro preventive
As Xhaferraj nuk e mohoi veprimin, por nga ana tjetër ai solli foto ku sipërfaqet që dikur i kishte në administrim ushtria kanë dalë nga lista.
Ferdinand Xhaferraj: "Me të kuqe është çfarë I kanë lënë ushtrisë, dhe me jeshile çfarë kanë grabitur. Kjo është baza e Pashalimanit"

Madje Xhaferraj renditi dhe rastet kur qeveria ka marrë vendime sipas tij në shkelje të ligjit.
Ferdinand Xhaferraj: Në pronën nr 10/18 ish vend dislokimi i bazës ajrore në Kuçovë një sipërfaqe prej 42 mijë metra katrorë është dhënë me qira 1 euro për 20 vjet. Një sipërfaqe prej mbi 6 mijë metra katrorë 570 metra katrorë objekt janë shitur me vlerën 6.5 mln lekë.
Baza e Sarandës është rasti i fundit ku zhvillohet dhe përballja ushtri qeveri.
Ferdinand Xhaferraj: Me çmimin simbolik 1 euro, një sipërfaqe prej 26.5 ha duke përfshirë dhe bazën ushtarake të Sarandës. Baza nuk i dorëzohet investitorit strategjik. Ushtarakët atje e dinë që jeni në shkelje. Me gjithëse VKM doli më 1 korrik të 2020 dhe kontrata u nënshkrua më 16 korrik vrap e vrap. Ka një vit e gjysmë kontrata dhe ia kanë fshehur edhe këtij.
Nuk munguan as rastet kur Xhaferraj kontratat ia dorëzoi ministrit.
Për të shuar debatin, ministri Peleshi u përgjigj duke sjellë në vëmendje formën se si PD i mori ushtrisë ndërtesën.
Niko Peleshi: Nuk po përmend SHQUP për të mos u bërë si ju. SHQUP, shtëpia juaj ku ndërtoni skeletet e interpelancave ka qenë pronë në planin e përhapjen e keni nxjerrë brenda 24 orësh.

