Presidenti në raundin e 4/ A i druhet rrjedhjes së votave dhe a ndihen të tallur nga PS? Ja si përgjigjet Alibeaj
Kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj deklaron se politika humbi rastin për zgjedhjen e një presidenti të shqiptarëve
Pse nuk çuan një emër?
Enkelejd Alibeaj: “Ideja nuk është për të zgjedhur një president të njëanshëm por mbipalët. Nuk është president tangoje”
Alibeaj e quajti qëndrim të drejtë pjesëmarrjen në këtë proces
Enkelejd Alibeaj: “Do të marrim pjesë edhe për ti grisur maskën e hipokrizisë së Ramës. Ne bëmë pjesën tonë pala tjetër nuk bëri pjesën e vet. Por yani në raundin e 4 dhe të 5 ka ndryshuar loja.
A do të ketë rrjedhje votash?
Enkelejd Alibeaj: Jo unë besoj se grupi parlamentar ka mbajtur një qëndrim të qartë politik. As nuk nxitoi në një histori emrash dhe as kulisash. Qëndroi i qartë dhe i sinqertë.
A jeni penduar apo ndiheni të tallur?
Enkelejd Alibeaj: Jo! As i penduar dhe as i tallur. Ne kishim përballë procesin e zgjedhjes së presidentit dhe ky proces meriton seriozitet. Ne e dimin që do të mund të hanin fjalën.
Po pse morët pjesë?
Enkelejd Alibeaj: Për të mos vazhduar bojkotin. Kishim detyrimin ndaj shqiptarëve dhe këtë e kryem në mënyrën më të moralshme.
