Po transportonte kundrejt fitimit dy emigrantë të paligjshëm, në pranga 20-vjeçari nga Kukësi

Një 20-vjeçar nga Kukësi është arrestuar ditën e sotme, pasi po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit "Luzi 2", në pranga ka rënë shtetasi A. M.

“Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 2 emigrantë të paligjshëm, të cilët 20-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. “-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.