Presidenti i ri/ A është optimist Balla që kandidati do të marrë mbi 74 vota në raundin e katërt?
Pas ezaurimit të raundit të tretë, Presidenti tani është në dorë të PS-së
Por sa optimist është Taulant Balla që presidenti do të marrë mbi 74 vota në raundin e katërt?
Taulant Balla: “Ne do të vijojmë të diskutojmë me grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë për të siguruar një mbështetje sa më të gjerë. Nuk është e thënë që presidenti edhe në raundi e katërt të zgjidhet me më shumë se 84 vota. Pse të mos synojmë të marrim një kandidaturë përtej 3/5.
A po punoni për këtë?
Taulant Balla: Fakti që dëshira jonë për dialog është po e njëjtë që në fillim të procesit tregon që gadishmëria jonë është aty për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për kandidatin/en për president.
Balla deklaroi se do të vijojë dialogun me opozitën.
"Ne duam që Presidenti apo Presidentja e republikës të jetë një autoritet moral. Natyrshëm të mos jetë president i PS-së por dhe i shqiptarëve"
Deklarata u bë sot paradite në oborrin e Kuvendit gjatë një prononcimi për medien.
