"Kur s’ke turp thua gjithçka!" Berisha kapet me Ballën për Simon Mirakën e investimet në Kukës e Tropojë

Seanca e sotme parlamentare provokoi debate mes Sali Berishës dhe Taulant Ballës. Kreu i PD u ndal tek diskriminimi i qëllimshëm sipas tij që po i bëhet zonës së veriut pasi nuk janë votues të kësaj qeverie. 

Sali Berisha: Ky është regjimi i diskriminimit universal. Si askund në Europë këtu me ligj e vendim qeverie janë të diskriminuar demokratët. Të vafrfërit. Me një të rënë të lapsit u hoqën 20 mijë familja nga ndihma ekonomike në Kukës vetëm pse nuk votojnë qeverinë.    

Refuzimin nga mazhoranca të emrit të Simon Mirakës në postin e komisionerit të Komisionit të Dosjeve të Sigurimit të shtetit, Berisha e cilësoi akt të shëmtuar ku sipas tij, emri u fshi nga individë të lidhur me krimin.

Sali Berisha:“Në një akti i shëmtuar sot refuzuat Simon Mirakën, njërin nga ikonat e vuajtjes së persekutimit. Një kombinim që i lidh krimi i fshinë emrin për të shkuar komisioner në Autoritetin e Verifikimit të dosjeve. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufishëm"

Nga ana tjetër kreu i grupit të PS Taulant Balla, theksoi se kjo mazhorancë do të rrezojë cdo propozim që mban firmën e një përsoni non grata

Taulant Balla:"Jemi gati ta rivotojmë nëse nga lista e propozuesve të Zotit Miraka hiqet emri i "katranit me bojë". I bëj thirrje firmëtarëve të heqin emrin e katranit e të vijnë me një listë të re. Kemi kohë në dispozicion. Le ta risjellin.

Lidhur me debatet mbi investimet në qarkun e Kukësit, Berisha iu përgjgij me tone të ashpra kreut të grupit të PS.

Taulant Balla: Merrni si ishte Bajram Curri në 2013, e si është sot. Si është rruga për të shkuar në Valbonë dhe sot"  

Në replikë Berisha tha:Një mashtruesi ordiner i thuhet kur s’ke turp thua gjithçka! Për hir të qytetarëve unë sqaroj se nga 2006 – 2013 nga Sopoti në Golaj, e Qafë Morinë, Bajram Curri, e Valbonë janë ndërtuar e rindërtuar 280 km rrugë.

Nga këto rikujtoj Qafë Mali – Fierzë, rrugën Lekbibaj, Kërnajë- Ballaban. Rruga e Valbonës pati problem por u ndërtua me 80% . U ndërtuan rrugë e ura. Distanca Tirana Tropojë falë ndërtimit të rrugës së Kombit nga 9 orë u bë 3.5 orë. Gjatë kësaj qeverisjeje është investuar në rrethin e Tropojës vetëm 2/3 e investimit të rrugës Bajram Curri Lekëbibaj. Diskriminim absolute total.