Theu “arrestin në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur me armë zjarri, kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë Krujë pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpie" si dhe është kapur me armë zjarri. Në pranga ra shtetasi  R. H, banues në Fushë Krujë.

"Gjatë kontrollit fizik të tij, punonjësit e Policisë i gjetën, në çantë, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi ”, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm” njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin e shtetasit R. H., për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

Gjatë ditës së sotme ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit dhe si rezultat janë kapur 3 shtetas në kërkim, si dhe është goditur 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i mbajtjes pa leje të lëndëve eksplozive.