Sheme: Greqia duhet të abrogojë ligjin e luftës, shqiptarët e Çamërisë të marrin pronat
Studiuesi Selman Sheme në një intervistë për RTV Ora me gazetarin Sebasatian Zonja, teksa ka komentuar vizitën e ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, më 23 maj është shprehur se Greqia duhet të aprovojë ligjin e luftës.
Sipas tij nëse aprovohet ky ligj nga pala greke, qytetarët çam kanë të drejtë të marrin pronat e tyre në Greqi.
I pyetur se e ka marrë ndonjë qytetar pronën nëpërmjet gjykatave, Sheme tha se askush nuk e ka marrë pasi janë procedura të gjata dhe çamët nuk lejohen as të hyjnë në Greqi.
Selman Sheme: Vizitat shkëmbimet dhe kontaktet e dy vendeve siç është Shqipëria dhe Greqia janë të nevojshme në këtë rrugë. Mund të zgjidhen një mori problemesh në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ka 110 që nga shpallja e pavarësisë, marrëdhëniet shqiptaro-greke, kanë qenë marrëdhënie me zikzaket e tyre, lidhur me çështjet çame, problemet me detin, ligjin e luftës, e një mori problematikash të tjera.
Çështja çame ka lindur në shekullin XIX.
Absurdi qëndron se Shqipëria anëtare e NATO-së, Greqia anëtare e NATO-së ndërkohë janë në gjendje lufte sepse kanë një ligj. Nëse ligji aprovohet atëherë i takon që qytetarët çam të marrë pronën. Deri më tani se ka marrë asnjë dhe nuk ka për ta marrë sepse duhet të kalojnë në tre Gjykata greke, ndërkohë ata nuk lejohen të kalojnë në Greqi.
