Tragetet e Vlorës pushim, tifozët zgjedhin Durrësin si hyrje për në Shqipëri

Trageti i linjës Vlorë Brindisi ditën e sotme është pushim teksa nga autoritet portuale bëhet me dije se në tre ditët e mëparshme kanë hyrë rreth 750 persona.

Një pjesë e tyre me kombësi italiane të cilët e zgjedhin Vlorën për arsye turistike, dentare, dhe ka dhe nga ata që e shohin qytetin si pikë hyrëse për në Shqipëri për të marr pjesë ditën e sotme në ndeshjen e Conference League.

Ndërkohë nga Vlora nuk ka të dhëna të sakta për tifozët që kanë ardhur në vendin tonë për të parë finalen.

Kjo është arsyeja pse tifozët që vijnë për ndeshje kanë zgjedhur sot Durrësin.

Të dhënat nga policia e Vlorës bëjnë me dije se 80 forca të policisë së shtetit dhe policisë rrugore janë nisur nga Vlora në mbështetje të policisë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjes në kryeqytet.

Tragetet e Vlorës pushim, tifozët zgjedhin Durrësin si hyrje

Tragetet e Vlorës pushim, tifozët zgjedhin Durrësin si hyrje