Peshku i Drinit po ngordh, dyshohet se uji i lumit është ndotur, hetohen shkaktarët
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 15:27
Në lumin Drin në Lezhë po vërehet ngordhje masive e peshkut! Dyshimet janë se uji mund të jetë ndotur, por shkaqet janë ende nën hetim.
Katastrofe mjedisore.
Peshq të ngordhur kishin dalë mbi ujin e Drinit në Lezhë.
Kjo ishte pamja përgjatë lumit nga Balldreni deri në grykëderdhjen në det këtë të mërkurë.
Shkaqet mbeten të paqarta.
Dyshimet janë se lëndë e rrezikshme mund të kenë përfunduar në lumin Drin.
Por nuk dihet çfarë dhe ku?
Ndotja është fenomen që përsëritet në vazhdimësi ndaj qytetarët dhe ata që peshkojnë për kënaqësi buzë Drinit kërkojnë gjetjen dhe ndëshkimin e fajtorëve.
Inspektoriati i Mbrojtës së Territorit dhe Agjencia rajonale e Mjedisit kanë nisur verifikimet për të zbuluar çfarë po i ngordh peshqit në Drin.
