Brataj për Ora News: Ambulanca në gjithë qytetin, italianët tek Trauma, holandezët te Sanatoriumi

Në një intervistë për Ora News, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se ka tre plane lidhur me situatën e finales, në stadium, në qytet dhe në spitale.

Brataj tha se në stadium do të kemi 7 infermieri, ose dhoma ku do të ketë infermierë dhe në çdo unazë do të ketë 2 ekipe të lëvizëse.

Ai theksoi se spitalet e Tiranës do të jenë të ndara, italianët do të jetë Trauma dhe Sanatoriumi për ata holandezë.

Brataj: Kjo është hera e parë një event i tillë dhe ka tifozë që krijojnë incidente. Ne kemi një plan për stadiumin, qytetin dhe një në spital nëse do të jetë të plagosur. Kemi një muaj që merremi me FSHF-në dhe UEFA-n. Në stadium do të kemi 7 infermieri, ose dhoma ku do të ketë infermierë. Në çdo unazë do të ketë 2 ekipe të lëvizëse. Po ashtu do të kemi 2 ambulanca në stadium, një brenda dhe një përreth tij. Ne do të jemi aty qysh në orë 16:00. Do të qëndrojmë derisa pas zbrazjen e stadiumit.

Ndërkohë që do të jemi edhe në fan zonat ku janë grumbulluar tifozët e ndryshëm. Në secilin vend do të ketë nga një ambulancë plus ambulancat e tjera të zakonshme. Të tria spitalet kanë një ekip më shumë, si dhe një ekip është në aeroport. Kemi ndarë me zona lëvizjen e tifozëve. Spitalet do të jenë të ndara, italianët do të jetë Trauma dhe Sanatoriumi për ata holandezë.