Pas 24 korrikut opozitë e fortë me Berishën? Meta: Opozita më e mirë janë shqiptarët e ndershëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 11:42
Pas aktivitetit të sotëm kundër trafikut të qenieve njerëzore, presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë edhe një prononcim për mediat.
Gazetarët e pyetën nëse zgjedhjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD-së dhe bashkëpunimin me të në opozitë.
Meta tha se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm, duke folur më tej për bashkim.
Meta: Mendoj se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm. Ata thjesht kanë nevojë për t’u bashkuar dhe për të çuar përpara vendin.
