“Rezultati do të jetë 3-1” Tifozët mbërrijnë në Rinas, nisen drejt Tiranës me shpresën me fitore

Mijëra tifozë të të dyja skuadrave që luajnë mbrëmjen e sotme për Conference League kanë mbërritur në Shqipëri këtë të mërkurën.

Ardhja e tyre është shoqëruar me një shtim të forcave të sigurisë jo vetën në aeroport, por dhe në fan zonë apo ambiente të tjera. 

Nga aeroporti janë nisur të organizuar në drejtim të qendrës së kryeqytetit.

Tifozët sigurisht janë të ndarë sa i përket trofeut.

“Skuadra ime është Roma dhe rezultati do të jetë 3-1 , do fitojë”

“Shpresoj të fitoj Roma 4.5 me 0”

“Kam ardhur vetëm për të parë ndeshjen për të bërë një xhiro, jam ndër personat me fat që marrë biletën”

“Feinordit e sigurt 100%”

Ka nga ata që llogarisin edhe përmbysje të rezultatit.

“Do fitojmë 3-1 do kalojmë në disavantazh në fillim 1-0 pastaj do barazojmë e më pas do ta kthejmë rezultatin”

“Tifozët të shumtë në numër ishin mbledhur dhe në sheshin Skënderbej ku nuk kursyen lëvdatat.”

“Më pëlqen këtu, njerëzit janë shumë mikpritës”

Duket se dielli i ka zbutur tifozët të mërkurën, duke ia lënë vendin frikës së festa do të shembet në mbrëmje vonë apo dhe pas ndeshjes.