E kanoste në telefon, fieraku vjen në Tiranë dhe i kërkon para me dhunë shitëses, prangoset

Është kapur nga policia një 1 shtetas i shpallur në kërkim pasi ka kanosur një shitëse në biznesin e saj në kryeqytet.

Mësohet se 36-vjeçari nga Fieri e kanosur në mënyrë të përsëritur shtetasen G. V., nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe në 17 maj i ka kërkuar para me dhunë.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3 Tiranë, shërbimet e Policisë Lushnjë bënë kapjen e shtetasit E. T., 36 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, ka kanosur në mënyrë të përsëritur shtetasen G. V., nëpërmjet thirrjeve telefonike. Në datën 17.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, Tiranë, në ambientet e biznesit të kësaj shtetaseje, me anë të kanosjes dhe dhunës fizike, i ka kërkuar asaj një shumë parash.” – bën me dije policia.  

Shtetasi E. T. iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", mbetur në tentativë dhe "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike".