Shkoi ta takonte vajzën që donte në Yzberisht, por i dalin 4 persona me shkopinj bejsbolli dhe e rrahin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Tiranë, ku një i ri me inicialet Andrea. M, ka shkuar pranë banesës së një vajzë, por teksa po priste që nga shtëpia të dilte vajza, në fakt kanë dalë 4 persona me shkopinj bejsbolli dhe sende të forta.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Yzberishtit, ku Andrea. M, ishte afeksionuar pas një vajze, të cilës i ka shkuar deri pranë banesës së saj.

Andrea. M, ka kërkuar të takojë vajzën me të cilën kishte rënë në dashuri dhe me shpresën se vajza do i dilte në takim, ka qëndruar tek zona e rreth-rrotullimit të Yzberishtit për ta takuar.

Por befas në këtë takim, nuk ka dalë vajza që ai dashuronte por 4 persona të panjohur prej tij, që sipas Andreas, mbanin në duar sende të forta dhe shkopinj bejsbolli.

Andrea.M., është sulmuar befasisht prej tyre duke e rrahur dhe hequr bluzën që mbante veshur.

Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa i dëmtuari është konstatuar nga një patrullë policie, e cila e ka shoqëruar në komisariatin nr.6.

Ai ka depozituar kallëzim penal, ndërsa tashmë hetimet për këtë ngjarje kanë nisur nga oficerët e komisariatit nr.6 në Tiranë, me shpresën e identifikimit dhe arrestimit e 4 personave që dhunuan me sende të forta, Andrea.M.

Pas kallëzimit penal policia ka identifikuar dhe shoqëruar vajzën që Andrea dashuronte, e  cila pasi është marrë në pyetje dhe ka treguar çfarë dinte rreth kësaj ngjarje, është lënë sërish e lirë.