Meta thyejnë "akullin" me "armiken" e Berishës, shtrëngojnë duart, të qetë, por pa dashur
Presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, pas më shumë se një viti, kanë hequr barrierat ndërmjet tyre. Qëndrimet e tyre të kundërta para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të shkuar nuk kanë qënë të mjaftueshme që marrëdhënia e tyre instirucionale të krisej përgjithmonë dhe që mos kishte më shtrëngim të qetë duarsh.
Diplomatja amerikane i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ilir Metës, për të marrë pjesë në konferencën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.
Madje Yuri Kim si e ftuar e priti Kreun e Shtetit për rreth 30 minuta i cili mbërriti me vonesë në aktivitet në krah të homologes së tij kosovare Vjosa Osmani.
Për Këtë shfaqje të parë mes Presidentit dhe amabsadores amerikane, të muguar prej muajsh, Ilir Meta para gazetarëve nuk dha më shumë detyje përvecse temës së aktivitetit.
Ilir Meta: Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim, përveç forcimit të mëtejshëm jo vetëm trafikut të qenieve njerëzore, që vendi ynë e përjeton për shkak të largimit të qytetarëve shqiptare, sidomos të të rinjve, të cilët bien shpesh preh e trafikanteve ndërkombëtare.
Meta dhe Kim i kërkuan prokurorisë që të intesifikojë hetimet ndaj këtyre terafikantëve, por në shtesë ambasadorja nuk e la pa e përmendur mbeshetjen e SHBA për drejtësinë.
Yuri Kim: Qeveria ka miratuar një plan kombëtar veprimi, këto janë hapa të rëndësishëm, por mbetet ende shumë punë për të bërë. Çdo vit DASH publikon raportin jo për të kritikuar por ndihmuar si udhërrëfyes për bashkëpunim të vazhdueshëm. Ndërkohë që këtë vit pati rritje të ndjekjeve penale e dënimeve të trafikantëve duhet të kthehet në prirje vjetore për të treguar vendosmëri të vazhdueshme për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore.
Rivendosja e marrëdhënies me ambsadoren Yuri Kim nuk i ka shërbyer IlIR Metës që në ditët e fundit si Preisdenti të “shkri” akullin me qeverinë e Edi Ramës. Edhe pse ishte parashikuar të fliste në këtë forum, zëvendës ministrja e brendshme nuk u paraqit.
Pas 24 korrikut, Ilir Meta do të rikthehet aktiv në politikë, dhe për të qënë në opozitë ndaj kundërshtarit të tij Edi Ramës ai ka një propozim për Sali Berishën, kryetarin e zgjedhur të PD.
Presidenti i Ilir Meta është takuar ditën e sotme herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.
Ndërkohë, gjatë një prononcim për mediet, gazetarët e kanë pyetur kreun e shtetit duke i kërkuar se kush e hodhi i pari hapin për t’u takuar.
Meta tha se nuk sheh asnjë drejtim në këtë problem, përveç forcimit të mëtejshëm jo vetëm trafikut të qenieve njerëzore.
.

