Masakra në Teksas, dy mësuesit u vranë "duke mbrojtur nxënësit"

Eva Mireles dhe Imma Garcia, dy mësueset që vdiqën në masakrën në shkollën fillore në Uvalde, Teksas, humbën jetën duke u përpjekur të mbronin nxënësit e tyre.

Mireles, e cila ishte pak më shumë se 40 vjeç, kishte 17 vjet që punonte në shkollën fillore të Uvalde. 

Ajo ishte e martuar dhe kishte një vajzë. 

"Ishte shumë e dashur dhe krenare që ishte mësuese," tha një familjar i saj për The Neë York Times . 

"Ajo ishte një heroinë, një person i jashtëzakonshëm. E qeshura e saj ishte ngjitëse dhe do të na mungojë. Ajo e vuri zemrën e saj për gjithçka”.

Ndërsa 46-vjeçarja Garcia kishte punuar në shkollën fillore të Uvaldes për 23 vjet. Ajo ishte e martuar dhe kishte katër fëmijë. 

Njëri prej tyre tha se një shoku i tij nga forcat e rendit, i cili ishte në vendngjarje, e pa nënën e tij duke mbrojtur nxënësit e saj. 

"Tia" ime nuk ia doli, u sakrifikua duke mbrojtur fëmijët e klasës së saj. Ajo vdiq si heroinë. Ajo ishte e dashur për shumë njerëz dhe do të na mungojë shumë" ka shkruar nipi në rrjetet sociale.