Policia e Kosovës në ndihmë të kolegëve shqiptare për Finalen, sjellin efektivë në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 15:07

Duket se në ndihmë të policisë shqiptare do të vijë edhe policia e Kosovës për të kontrolluar situatën e Finales së Conference League në Tiranë.
Lajmi është bërë me dije për Ora News nga Baki Kelani zëdhënës policisë së Kosovës, i cili tha se ata pritet të mbërrijnë sot.
“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë.”

