"Rama u jep 250 mln euro oligarkëve", LSI “hap” letrat: Miliarda për pronarët e kompanive që fituan tenderat e qeverisë
Lëvizja Socialiste për Integrim përmes nënkryetarit të saj Petrit Vasili publikon aktin normativ të qeverisë, i cili parashikon dhënien e miliarda parave shtesë për tenderat e dhëna, ndërsa nuk parashikohet asnjë kompensim për qytetarët për rritjen e paprecedentë të çmimeve.
Vasili thotë se Rama dhe qeveria e tij do të kompensojnë pronarët e kompanive që kanë fituar tenderat me 99% të vlerës, duke u dhënë edhe një tjetër kompensim prej 30%.
Ndërsa asnjë kompensim nuk parashikohet, asnjë ulje taksash për naftën dhe ushqimet për qytetarët e thjeshtë.
Në këtë kontekst, Vasili denoncon faktin se Qeveria për shkak të çmimeve të rritura ka mbledhur më shumë se plani mbi 250 milionë euro.
Tani, thotë Vasili, këto 250 milionë euro në vend t’i përdorë për të ulur çmimet për qytetarët, qeveria do t’i ndajë me kompanitë që ju ka dhënë tenderat.
Nisur nga këto shifra, Vasili thekson se kjo është qeveria kriminale dhe armike e betuar e qytetarëve të thjeshtë.


