Humbi jetën në by-passin Orikum-Kaninë, Berisha për ngushëllime në familjen e kryetarit të FRPD-së në Bubullimë

Pas kthimit nga takimi elektoral në Berat ditën e djeshme, 18 maj, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në Lushnje.

Ai ishte për ngushëllim në familjen Kaja në Bubullimë, e cila humbi djalin  28-vjeçar, Klajdi Kaja, gjatë një aksidenti në punë.

Klajdi së bashku me Armand Beun, 32 vjeç, banues në Kavajë, i cili drejtonte kamionin e BIBA–X, firmës nënkontraktore që kryen punime në by-pass përfundoi në një kanal anash rrugës.

Viktimat punonin në ndërtimin e rrugës.

Kamioni ishte ngarkuar me zhavor dhe ishte në zbritje nga zona e Kaninës për në Orikum.

Në këtë pikë të rrugës, shoferi dyshohet se humbi kontrollin dhe mjeti përfundoi në një kanal anësor.

Ende mbetet e paqartë nësë mjeti ka pësuar defekt apo nuk i kanë funksionuar frenat, ndaj drejtuesi nga frika se mos përfundonte në humnerë e ka drejtuar mjetin në pjesën e sipërme të rrugës.

Përplasja ka qenë shumë e fortë sa trupat e shoferit dhe pasagjerit dolën nga xhami i kamionit dhe inertet që transportonin i mbuluan sipër.

Postimi i plotë i Berishës

Ngushellim ne familjen e Esat Kajes!Miq, mbreme isha ne familjen Kaja ne Bubullime, Lushnje per te shprehur ngushllime per yllin e familjes, Klajdin qe u nda nga jeta ne moshen 28 vjeçare ne nje aksident ne pune dhe zhyti ne zi te thelle e dhimbje te madhe prinderit, motrat dhe te gjithe familjen por edhe demokratet ne mbare vendin.

Une shkova per ngushellim me deputetin Luan Baçi dhe kryetarin e PD te Lushnjes z Eduard Sharka per te ndare dhimbjen, hidherimin dhe zine me kete familje fisnike dhe per te shprehur nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle per djalin e tyre Klajdin te riun demokrat, punetor, te dashur, te mençur, entuziast, kryetarin e Forumit Rinor te PD Lushnje.

Fjalet nuk shprehnin dot ate qe ndjenin zemrat ne kete mort te rende. Por i ati Esat Kaja, nena dhe motrat e Klajdit, xhaxhai dhe e gjithe familja e tij qendronin me dinjitet dhe fisnikeri te veçante duke nderuar keshtu veten dhe birin e shpirtit Klajdin e tyre te dashur.

Ne lutemi se bashku me ta qe shpirti i engjellit te tyre, Klajdit te pushoje i qete midis engjejve dhe ata prinder, motra, familjare te nderuar te gjejne forcen per te perballuar mungesen e perhershme te djalit te tyre. Ngushellme! sb