A do tërhiqet PD nga negociatat? Alibeaj tregon rastin kur mund të bie marrëveshja me PS për zgjedhjen e presidentit

Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD-së, është shprehur se marrëveshja mes opozitës dhe mazhorancës, do të bie nëse kjo e fundit do u shmanget rregullave që janë përcaktuar.

Po ashtu kjo marrëveshje do të prishet nëse Kuvendi do të rrëzojë propozimin e vetëm të opozitës.

Enkelejd Alibeaj: E rëndësishme është që të jetë një proces i përbashkët. Nëse shihet se a një cedim një shmangie, marrëveshja bie.

Pyetje: A do tërhiqet PD nga negociatat?

Enkelejd Alibeaj: Në momentin kur ka një shmangie nga këto detyrime të marra nga ta, jo vetëm që konsiderohet thyerje por do bëhet publike.

Procesi i zgjedhjes së presidentit është një proces parlamentar. Janë deputetët që marrin pjesë. Kolegët do të duhet të bëjnë maksimumin e tantativës për të eksploruar konsultimin me të gjithë deputetët. Ky është një proces që nuk teston mbështetjen time. Sot shumica, 26 kolegë iu përgjigjën pjesëmarrjes në mbledhjen e grupit parlamentar.

Do të konsultohemi me të gjithë anëtarët e PD-së dhe aleatët tanë për procesin. Vendimet është e rëndësishme që t’i marrë grupi parlamentar, secili prej deputetëve. Kandidatura do të jetë emër që të ketë mbështetjen e përbashkët, të të gjitha palëve. Nëse propozimi i vetëm të PD-së  e rrëzohet të Kuvend, ku do të ishte fundi i marrëveshjes.