Presidenti i ri/Alibeaj do ulet në tryezën e PS me 4 nga këto emra, mazhoranca duhet të zgjedhë 2

Vetëm 24 deputetë demokratë i janë bindur Enkelejd Alibeaj për të diskutuar në mbledhjen e grupit kandidaturat e mundshme të opozitës për Kreun e Shtetit.

Nga demokratët janë parashtruar 10 emra, por në fund të mbledhjes me dyer të mbyllura është e dakordësuar që Jorida Tabaku dhe Lajla Përnaska të mos jenë në listën që do të konsultohet me aleatët dhe mazhorancën.

Këtë listë me 8 emra, Alibeaj do ta konsultojë ditën e premte edhe me pjesën tjetër të deputetëve që bojkotuan, por jo me Sali Berishën, vijën e kuqe të socialistëve.

"Nesër pasdite do të ketë një tjetër mbledhje pasi të ketë dhe konsultime me kolegët, me aleatët, me anëtarët e grupit parlamentar të PD."

Më pas Alibeaj do të shkojë në tryezën e mazhorancës me 4 emra.

"Mes katër emrave që ne besojmë se përmbushin të gjithë kriteret, vlerat tona, imagjinatën tonë sesi duhet të jetë i pari i vendit, prej këtyre të katërtëve të zgjedhin dy."

Alibeaj beson që kandidati i opozitës që do te shkojë të hënën në seancë do të propozohet me firmën e demokratëve dhe socialistëve, qëndrim që mohohet nga mazhoranca.

"Për të shkuar me një kandidaturë të vetme e mbështetur nga të gjitha palët."

E ndërsa kërkon firma të majta, shtohen kritikët brenda së djathtës.

Gazmend Bardhi kërkon të përfshihen në proces të gjithë deputetët e PD, edhe ata të Komisionit të Rithemelimit.

Presidenti i ri/Alibeaj do ulet në tryezën e PS me 4 nga këto

Presidenti i ri/Alibeaj do ulet në tryezën e PS me 4 nga këto