Pazarat e drogës dhe larja e hesapeve, pistat e hetimit për atentatin ndaj Manecit

Prishja e pazareve të drogës dhe larja e hesapeve mes grupeve kriminale janë pistat kryesore mbi të cilat policia po heton për ekzekutimin e Arben Mërkurit në Sukth.

48 vjeçari i njohur edhe me mbiemrin Ismaili u ekzekutua mbrëmjen e 18 majit 2022 në derë të një lokali që kishte në pronësi, ku gjurmët e krimit ishin të dukshme dhe disa orë me pas.

Në atentat mendohet se morën pjesë dy persona.

Njëri sipas burimeve nga grupi hetimor zbriti nga fuoristrada luksoze  ngjyrë ngri dhe hapi zjarri ndaj objektivit që qëndronte në këmbë pranë një makine.

Tjetri kishte rolin e shoferit.

Krimi ndodhi në sy të disa dëshmitarëve, por identifikimi i autorëve mbetet i vështirë.

Kamerat e sigurisë i kanë filmuar ndërsa erdhën dhe pas vrasjes u larguan drejt autostradës Tiranë-Durrës ku humbën gjurmët.

Targat e mjetit rezultojnë të vjedhura, ndërsa autorët mbanin maska.

Arben Mërkuri mori të paktën dy plumba në trup dhe u gjet i plagosur nga i biri i mitur i cili më pas ka kërkuar ndihmë.

Rreth 20 persona, kryesisht të afërm të 48 vjeçarit dhe dëshmitarë okularë janë marrë në pyetje në funksion të hetimit dhe më pas janë lënë të lirë.

I njohur si Maneci i Sukthit, Arben Mërkuri njihet si mik por nuk shoqërohej më me  Landi Muharremin ose “Rrumin e Shijakut”, një tjetër personazh i njohur për policinë që ndodhej në makinën e prokurorit Arjan Ndoj kur këtij të fundit I bënë atentat po në Durrës.

48 vjeçari dyshohej nga policia si person i përfshirë në vrasjen e ish policit Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj 4 vite më parë dhe disa krime të tjera mes të cilave dhe dhunimin i biznesmenit libanez Faadi Mitri.

Pazarat e drogës dhe larja e hesapeve, pistat e hetimit për atentatin