I penduari Enrik Hoxhaj nxori emrin e Suel Çelës si financues në atentatin e pronarit të shkollës, Lulzim Masha

I penduari Enrik Hoxhaj nxori emrin e Suel Çelës si financues
Suel Çela

Suel Çela, një prej emrave të njohur në qytetin e Elbasanit, është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e “Vrasjes se mbetur në tentativë” ndaj administratorit të shkollës “Willson” në Tiranë, Lulzim Masha.

Masha në 18 Janar 2022, u qëllua në mes të ditës teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e Liqenit të Thatë. Për këtë ngjarje është identifikuar dhe arrestuar nga policia e Tiranës, Skerdi Tase, i cili ka pranuar autorësinë e krimit.

Sipas dëshmisë së Enrik Hoxhaj, ditën e ngjarjes ai ka qenë me Skerdi Tasin në Tiranë dhe e ka ndihmuar atë për tu larguar me shpejtësi.

Hoxhaj i ka treguar SPAK se në dijeni e tij kishte të dhëna se vrasjen e Lulzim Mashës, administratorit të Shkollës Willson e kishte financuar, Suel Çela.

Tashmë ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa pritet që në ditët në vijim të sqarohet plotësisht pozicioni i tij në këtë ngjarje dhe vërtetësia e kësaj dëshmie.

I penduari Enrik Hoxhaj nxori emrin e Suel Çelës si financues
Lulzim Masha