Aksidentimi i dy të rinjve në Rrugën e Kombit, pas dajës ndërron jetë dhe nipi
Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit.
Pas 25-vjeçarit Andi Rrusta, ka ndërruar jetë edhe 19-vjeçari Xheku Logu.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 04:00, në afërsi të urës së Kolshit.
Dy të rinjtë nga Tropoja po udhëtonin me mjetin tip "Benz", kur kanë dalë nga rruga kanë rënë në humnerë.
Si pasojë e aksidentit gjeti vdekjen në vend Andi, ndërsa u plagos rëndë Xheku, i cili si pasojë e plagëve të marrë ndërroi jetë në spital.
Viktimat kishin lidhje gjaku mes tyre. Një i njohur i tyre shkruan në rrjetet sociale.
"Dhimbje dhe trishtim në shtëpinë e Hysni Rrustës. Aksidentohen me vdekje djali 25 vjeç Andi Rrusta dhe nipi (djali i motres) 19 vjeç Xheku Logu.Zoti ju dhasht force me perballue dhimbjen".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

