Garanci nga Balla për firmat për presidentin? Alibeaj: Qëllimi është të dalim me një kandidaturë të vetme. Procesi s'është lojë
”Unë nuk marrë garanci as nga Taulant Balla as nga Damian Gjknuri dhe as nga Rama por vetëm nga anëtarët të grupit parlamentar të PD-së”- u përgjigj Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat, kur u pyet se a i ka garantuar Taulant Balla firmat për kandidatët për president.
Në fjalën e tij ai tha se qëllimi i këtij procesi është që të dalin me një kandidaturë të vetme me dakordësi të të gjithë palëve.
Enkelekd Alibeaj: Unë nuk marrë garanci as nga Taulant Balla as nga Damian Gjknuri dhe as nga Rama por vetëm nga anëtarët të grupit parlamentar të PD-së. Në dokumentin që është shpërndarë është e thjeshtë procedura. E drejta për të propozuar është e opozitës, hapi i dytë është që i ofrohet palës tjetër që mes 4 emrat e propozuar nga opozita, pozita të zgjedhë 2. Pas këtij hapi, është se mes dy kandidaturave të zgjedhim një, dhe i fundit është për të zgjedhur vetme një me idenë dhe qëllimin e mirë tonin, për të shkuar me një kandidaturë të vetme për të gjithë palët. Ky proces nuk është një lojë, por një pos që i jep presidentit, legjitimitetin e duhur. Kjo kandidaturë do të ketë mbështetjen e vetme me firma të secilës palë, si një garanci që nesër të thonë se nuk na pëlqen.
