Roli i Kamer Mehjas në dosjen e SPAK, për një tentativë vrasje në 2012 ndaj Arben Çetës
Roli i Kamer Mehjajt që tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK, lidhen me tentativën e vrasjes së Arben Çetës, ngjarje kjo e ndodhur në 2012 në qytetin e Elbasanit.
Nuredin Dumani, ka treguar se Kamer Mehja ka financuar vrasjen e Arben Çetës, por vrasja e tij nuk është arritur të kryhet.
Çeta ishte një person problematik me ligjin, pasi në atë periudhë kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, për shkak se ishte akuzuar për një vrasje.
Dy vite pas tentativës së vrasjes, Çeta është ekzekutuar në Elbasan.
Nuredin Dumani rrëfen lidhjen e kësaj tentative vrasje në 2012 me emrin e Kamer Mehja.
Mehja rezulton në Elbasan si lidhje e fortë me faktorin politik si PD dhe PS por edhe me faktorin politik të komunitetit Çam.
Tashmë ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa pritet që në ditët në vijim të sqarohet plotësisht pozicioni i tij në këtë ngjarje dhe vërtetësia e kësaj dëshmie.

