"Plumbit të artë" i shpëtojnë kokat
Prokuroria e Posaçme SPAK po zhvillon një operacion të gjerë në disa qytete me dhjetra persona të arrestuar për krim të organizuar.
Nuk është vetëm Nuredin Dumani ai që mund të ketë dhënë të dhëna. Prokuroria e Posaçme ka mundur të evidentojë dhe të bashkojë disa dosje.
Në personat e arrestuar asnjëri nuk ka një rol kryesor, pasi personat të cilët mund të quhen "kokat e grupit kriminal" kanë shpëtuar edhe kësaj radhe arrestimit të policisë.
Nuk u bë me dije nëse kemi dekonspirim të operacioneve që është e çuditshem, se ndodh gjithmonë që në rastet e arrestimeve dhe operacioneve, krerët e grupeve, mund të largohen ndonëse dihet fare mirë që ata operojnë në Shqipëri. Pra nuk është bërë i mundur arrestimi i tyre, informon gazetarja e Ora News Keti Banushi pas konferencës për shtyp të SPAK.
Ekzekutohen 18 nga 32 urdherarreste
18 persona anëtarë të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë identifikuar
Në kuadër të operacionit të koduar "Golden Bullet" (Plumbi i artë) i ndërmarrë sot (19 maj 2022) janë ekzekutuar 18 nga 32 urdherarrestet e firmosura dhe miratuara me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më 17 maj 2022. Mbeten ende pa u ekzekutuar 14 të tjera.
9 masat e sigurimit që janë ekzekutuar në burg
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
Të arrestuarit sot (19 maj 2022)
9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:
1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç
