Presidenti/ Alibeaj: Të gjithë deputetët të shprehin qëndrimet e tyre, do konsultohemi edhe me aletatët tanë
Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD-së.
Në fjalën e tij se procesi për zgjedhjen e presidentit është diskutuar me sensin më të madh të përgjegjësisë, ndërsa ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet sërish një mbledhje tjetër po për këtë çështje.
Ai tha se për propozimet e emrave dhe për procesin e zgjedhjes do të konsultohen edhe me aleatët opozitarë, ndërsa theksoi se çdo deputet ka të drejtë të shpreh qëndrimin e tij.
Enkelejd Alibeaj: Siç e do serioziteti i këtij procesi, në mënyrën më serioze jemi mbledhur sot. Diçka që është vepruar edhe në selinë e kryesisë. Sot u mblodhëm në vijim edhe të asaj të djeshmes. Diskutuam me sensin më të madh të përgjegjësisë. Me e rëndësishme sesa emrat, është se jem në proces për të dhënë kontributin tonë për zgjedhjen e presidentit. Në një mbledhje tjetër që do të zhvillohet nesër do të diskutohen të gjitha çështjet për presidentin. Ne nuk kemi asnjë ngut për të lënë të gjithë deputetët të shprehin vullnetin e tyre dhe emrat për presidentit. Këtë proces do ta bëjmë transparrent. Do konsultohemi edhe me aleatët tanë, për qëndrimet dhe emrat që kanë për presidentit.
I pyetur se a do të jetë Grupi i Rithemelimit pjesë e këtij procesi, Alibeaj u përgjigj: Kjo është vetëm për anëtarët e grupit parlamentar të PD-së dhe me aleatët tanë. Ky proces përmbushë të gjithë kërkesat dhe nevojat që procesi duhet të ketë. Kjo është ajo që me sensin e lartë të përgjegjësisë, ne po bëjmë detyrën tonë. Nesër pasdite do të kemi sërish mbledhje. Do flasim për emra konkret. për respekt të gjithë kolegëve, mos më pyesni se kush janë emrat. Do të ketë një kohë të dytë.
