Nuredin Dumani, Besjan Xhixha e miku i tyre në kërkim vranë Bujar Çelën, vëllain e Talos

Besjan Xhixha, i arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj në vitin 2020 në Durrës, është njeriu që ka marrë pjesë së bashku me Nuredin Dumanin në vrasjen e Bujar Çelës.
Ky fakt mësohet të ketë dalë nga dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani, i cili ka treguar se vrasjen e ka kryer me Besjan Xhixhën dhe një personi tjerë të shpallur në kërkim.
Xhixha tashmë është arrestuar, por nuk një person tjetër është shpallur në kërkim.
Një nga ngjarjet më të rënda për të cilat akuzohet Nuredin Dumani është vrasja e Bujar Çelës në shtator të vitit 2020.
Në këtë ngjarje, sipas kamerave të sigurisë, njërit prej tre autoreve i është bllokuar arma pasi kishte plagosur vëllain e Talo Çelës.
Më pas kamerat kanë fiksuar momentin kur Nuredin Dumani i afrohet viktimës dhe e qëllon me pistoletë duke e lënë të vdekur.
Në dosjen hetimore që bën fjalë për ekzekutimin e Bujar Çelës me profesion taksist, tregohet se Dumani së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij është afruar në orët e para të mëngjesit të 17 shtatorit 2020,në lokalin ku qëndronte Bujar Çela me një shok.
Sipas materialit hetimor, autorët janë afruar me një automjet tip “Volvo”, ku në drejtimin e makinës ka qenë pikërisht Nuredin Dumani.
Sapo janë afruar në lokal, dy shokët e Dumanit ende të paidentifikuar kanë dalë nga makina dhe janë afruar tek kafeneja ku qëndronte viktima.
Ata kanë qëlluar në prani të mikut të Çelës që ndodhej në tavolinë. Duke ju referuar pamjeve filmike të lokalit, prokuroria e Elbasanit thotë në materialin hetimor se për një moment njërit prej autorëve i bllokohet arma.
Ky çast vihet re nga Nuredin Dumani që ndodhej në makinë. Dumani ka zbritur nga automjeti dhe është drejtuar drejt lokalit ku qëndronte i plagosur, Bujar Çela, të cilin e ka qëlluar disa herë nga afër me një pistoletë, raporton Ora News.
Këto goditje i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe më pas Dumani së bashku me Besjan Xhixhën dhe një tjetër të shpallur në kërkim, janë larguar me makinë, të cilën e kanë djegur disa kilometra me larg vendit të krimit.

