Më herët e sulmoi, Rama: Respekt për këtë shembull të SPAK, mbështetje deri në fund!

Duket se kryeministri Rama i ka ulur “armët” ndaj SPAK-ut pas akuzave të ditëve të fundit dhe e ka përshëndetur operacionin e zhvilluar sot nga ka institucion.

Ai shkruan se ky është një shembull më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar.

Rama: Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!