Beqiri: Të denoncohen pedofilët, policia të marrë masa për parandalimin e rasteve
Avokatja Nexhi Beqiri u shpreh se duhet që të denoncohen pedofilët ndërsa kërkoi nga policia që të dijë se si është situata në terren në mënyrë që të parandalojë raste të tilla.
Beqiri: Kushdo që dyshon një sjellje që ka të bëjë me një çrregullim të një natyre seksuale që cenon dinjitetin e dikujt tjetër që mund të çoj drejt një marrëdhënie seksuale një marrëdhënie pedofilie etj etj, atëherë të njoftoj policinë. Problemi është se në polici ai të thotë që hajde këtu, cili është ai person, do të bëjmë ballafaqim, më trego si ndodhi . Policia ka sektorët e vet të punës por policia duhet të dijë si është situate cilët janë personat që kanë bërë veprime të tilla se natyrisht ata s’mundte të bëjnë direkt krimin por ti sinjalizon për veprime të tilla.
Ka një përmirësim të ligjit që edhe kur dërgohen video apo foto pornografike që kanë për qëllim ta joshin tjetrin dhe ta fusin në grackë n e tyre gjithnjë për fëmijët që janë nën 14 vjeç pra quhet vepër penale quhet krim.
