Psikologia: Prindërit duhet të diskutojnë me fëmijët për të gjitha temat, t’u kontrollojnë rrjetet sociale
Psikologia Arjola Manreka, e ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se prindërit duhet të diskutojnë me fëmijët për të gjitha temat.
Manreka: Nëse nuk diskutohet në familje, nëse nuk diskutohet në shkollë nëse ne nuk e bëjmë prezente që shiko ky fenomen ekziston dhe duhen marrë këto masa prindërit duhet të jenë vigjilent sjell tek fëmija atë që ne e diskutuam ndjenjat e turpit. Nuk po e them këtë gjë se mërzitet mami mërzitet babi ai brenda ka ndjenjat e faji ta më pas vetëvlerësim të ulët për veten.
Duhet marrë edhe një informacion fëmijës se ku e ka dëgjuar diçka, a e ka parë në ndonjë rrjet social. Shoh që edhe prindërit ndonjëherë nuk është se i kontrollojnë fëmijët e tyre dhe kjo është një mungese vigjilence nga ana e prindërit”.
