Turizmi, Ozuni: Operatorët të stepur për paketat turistike, bordi i ndryshon çmimet çdo ditë
Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni, tha se presin që këtë vit në vendin tonë turizmi të jetë i zhvilluar dhe të tejkalojë shifrat e 2019.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Ozuni tha se qeveria dhe institucionet kanë ndarë parcelat e plazheve përsa i përket shezlloneve dhe liçensave.
Ferjolt Ozuni: Presim që 2022 të ngrihet në nivelin e 2019, por me shenjat që janë tani edhe t’i tejkalojmë ato shifra. Gjëja e mirë që është bërë deri në këtë moment që flasim është se qeveria dhe institucionet shtetërore kanë ndarë parcelat e plazheve përsa i përket shazlloneve dhe liçensave.
Ai shtoi se këtë vit pritet që të vihen në shfrytëzim të gjithë kapacitetet akomoduese që kanë plazhet shqiptare.
Ndër të tjera ai tha se për shkak të klimës që ofron Shqipëria, mund të kishim sezon turistik gjatë gjithë vitit por që nuk ka investime.
Ferjolt Ozuni: Ne në Shqipëri për shkak të klimës dhe terreneve që kemi mund të kishim sezon turistik gjatë gjithë vitit. Nuk na mungon arkeologjia, historia dhe malet. Ndërsa ne shfrytëzojmë maksimalisht vetëm detin. Kjo për shkak se vëmendja e qeverisë është drejtuar ndaj këtij sezoni. Ndoshta ngaqë sezoni turistik në dimër ka nevojë për më shumë investime dhe kjo e bën qeverinë të stepet. Kemi parë që në dy tre vitet e fundit të kemi investime private.
Ne kemi 4 institucione që janë të dedikuara për sektorin e turizmit, ku të katërta bashkë nuk bëjnë vetëm njërit. Duhet të kemi isntitucioene që duhet t’i çojnë qeverisë, plan veprimi, drafte, sugjerime, politika dhe strategji zhvillimi. Te ne i bën qeveria vetë të gjitha këto e jo institucionet.
Ai tha se operatorët turistikë po përballen me sfida pasi nuk dinë se çfarë çmimesh të vendosin për një paketë turistike pasi bordi i Transparencës po i ndryshon çdo ditë çmimet.
Ferjolt Ozuni: Ne deri tani po mbijetojmë apo jemi kapur me thonj pas një situate apo pas mbrojtjes së çmimeve që kishim përpara kësaj krize financiare te ushqimet. Kemi restorantet baret dhe transportit, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve turistike. Ne sot në sektor kemi operatorë turistikë që janë të stepur, sepse nuk dinë se çfarë çmimesh të japin për një tur që kërkojnë të huajt për javën tjetër sepse bordet i lëvizin çmimet çdo ditë. për të fituar me këtë situatë është e vështirë.
Përgatiti Anila Kolgjini.

