"Fëmijët në rrezik", Halilaj: Pedofilët të varen në shesh
Rrjetet sociale po gjejnë përdorim nga të gjitha moshat. Natyrisht se mosha e cila më shumë i nënshtrohet rrezikut potencial janë fëmijët, por dhe adoleshentët. Kohët e fundit mediat kanë çjerrë maskën e pedofilëve, këta monstra të po shkaktojnë shumë vuajtje për viktimat dhe familjet e tyre por edhe për shoqërinë në tërësi.
Në ditët e sotme kjo çështje diskutohet shumë hapur. Rastet kur dhunuesit janë të panjohur janë shumë të rralla. Në shumicën e rasteve fëmijët nuk janë në gjendje të mbrojnë veten. Pra prindërit duhet që të mbrojnë dhe edukojnë fëmijët e tyre mbi rreziqet.
Helena Halilaj, pedagoge e ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai kërkoi nga mediat që të flitet më tepër për abuzuesit.
Halilaj kërkoi bashkëpunimin e medias që problematika të tilla të trajtohen sa më shumë në mënyrë që të kemi dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.
Halilaj: Pedofilët për mua si Helenë sidomos ato që janë të kamufluar personalisht ato duhen varur në shesh në çfarëdo lloj sheshi që të jetë. Pastaj pjesa tjetër që mund të ketë problematika të shëndetit mendor të cilat mund të vërtetohen psikologjikisht mund të shkojë në procese gjyqësore dhe mund të analizohen me detaje nuk kanë thjesht këto afeksione seksuale, intime etj atëherë është çështje tjetër. Por është e pafalshme sepse ti mund ta heqësh nga rruga jote nga lagjia jote një mbeturinë të tillë por si mund t’ia ndryshosh fëmijës jetn si mund t’ja ndryshosh traumën një fëmije në jetën e vet. Pra dhe kjo është një lloj ftese që duhet të flitet sa më shumë”
